Shtator 2022
FTESË
Drejtuar :
- Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile
- Ministrisë Arsimit dhe Sportit
- Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit
- Fondit Shqiptar të Zhvillimit
- Drejtorisë Zonave të Mbrojtura ( Parku Kombëtar i Valbonës)
- Bashkia Bajram Curri; Njësia Administrative Valbonë.
- Drejtoria Vendore e Policisë, Kukës
- Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, Kukës
- Federata Bjeshkatare Alpinistike e Republikës së Kosovës
- Oficeri i policisë kufitare dhe migracionit – Valbonë
- Udherrrëfyesit dhe Alpinistët Lokalë, Valbonë
Në dt 7 Shtator ne Qendrën e Zhvillimit Turizmit Valbonë, ora 15:00 ju ftojmë te merrni pjesë në diskutimet për ngritjen e Ekipit të Alpinistëve të Shërbimit të Kërkim Shpëtimit
Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor
………………………………………………………………………………………………………………
Kjo ftesë mblodhi në Valbonë 24 persona të cilët diskutuan për krijimin e Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor në vendin tonë. Valbona u zgjodh si vendi i takimit për krijimin e ekipit të parë në këtë fushë.mbasi është qendra turistike malore më e rrahur gjatë një viti kalendarik dhe që ka disa udhërrëfyes me përvojë. Në këtë takim morrën pjesë edhe përfaqësues të FBAK (Federata Bjeshkatarë dhe Alpinistë e Kosovës) të cilët kanë fituar përvojë dhe e kanë kryer këtë shërbim në 2-3 raste në këtë luginë.
Nga mbledhja u vendos që përfaqësues nga Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile të Shqipërisë dhe Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor të mblidhen dhe të fillojnë nga puna që sa më parë të përcaktohen kriteret e duhura që të krijojmë ekipin e alpinizmit për SHKSH pranë asaj agjensie.
Gjatë punimeve Pjesëmarrësit e takimit
Syri i Kalter
Aleksandri, Luani, Piro Liko-një alpinist i viteve 60-70 të shekullit të kaluar, si dhe Lirim Mezini-një anëtar sezonal i shoqatës sonë, shkuan në Kapre. Veprimtarinë e organizoi Aleksandri ngaqë bashkë me bashkëshorten e tij Violeta, 50 vjet më parë mund të kenë qenë turistët e parë që shkuan për të parë atë bukuri natyrore që të ofron perla Kapre.
Impresionues ishte takimimi me nipin e Kol Gjonit të Kapresë, Martinin, i cili atëherë ishte fëmi 7 vjeçar dhe me kujtesë për atë takim nga vizitorët “me pantallona të shkurtëra”. Martini po punon që bujtina e gjyshit të tij të ndjerë të kthehet në një vend ku vizitorët e shumtë që vinë aty të kenë mundësi tu shërbehet me ushqim dhe fjetje.
Kujtim i bukur ishte edhe dreka që u serviri Shukja, zonja e nderuar e Kapresë e cila prej vitesh u shërben me pije dhe ushqim mijëra vizitorëve të cilët vinë aty gjatë sezonit turistik veror.
Një kujtim me Martinin Një kujtim me Shuken
Në datat 24 dhe 25 shoqata organizoi veprimtarinë e ngjitjes në majën Gryk e Hapt (2.509 m). nisja e grupit për në majë u bë ditën e djelë duke u nioisut nga Bujtina Margjeka. Shtatë anëtarë të shoqatës arritën majën në një mot i cili ishte në kufi të prishjes.
Në majën Gryk e Hapt