Tetor 2022

Në datën 2, pas një moti të zgjatur me shira, koha e kthjellët i mundësoi alpinistët e shoqatës sonë si dhe alpinistë nga qyteti i Gjilanit t’i drejtohen maleve.
Synimi i tyre u bë ngjitja në majën e Gjallicës 2.485m, synim i cili u arrit me sukses të plotë.

1-2

3-4

Datat 8 dhe 9 na gjetën në Valbonë. Pas një dy orëshi të këndshëm tek restoranti i Bujtinës Jezera u organizua fjetja në tenda dhe bujtinë.

5-6

Zgjimi herët i ditës së djelë na mundësoi që në orën 6 të pozohet i gjithë ekipi para nisjes. Është ekip i veçantë në këtë veprimtari pasi pjesëmarrëset femra janë në numër të barabartë me pjesëmarrësit meshkuj.

7-8

Orët e ngjitjes në majë të Thatë (2.406 m) u karakterizuan nga një lidhje e fortë e pjesëmarrësve për të ndihmuar dhe orientuar njëri-tjetrin dhe për të mos krijuar distanca shqetësuese ndërmjet tyre. Në orën 11:30 të gjithë pjesëmarrësit arritën majën e synuar.

9-10

Ndërkohë Aleksandri, që lëvizi nëpër luginën e Valbonës, na solli foto të cilat pasqyrojnë bukuritë e luginës ….

11-12

… si dhe foto që pasqyrojnë ndërtimet që nuk i shkojnë luginës turistike.

13-14

Në datat 22 dhe 23 u organizua veprimtaria “Udhëtim përmes vjeshtës”. Itenerari i zgjedhur ishte: Tiranë – Lumi Buna – Koplik – Bogë – Qafë Thore – Theth Ndërlysë – Kaprej – në kthim ndalesë në Razëm dhe Tiranë. Disa nga fotot e zgjedhura të këtij udhëtimi janë në vijim.

15-16

17 (1)

Zonjusha nga Gjermania erdhi tek Syri i Kaltër i Kaprej-it që edhe qeni i saj të sodisë këtë bukuri të natyrës

18 (1)

19-20

Veprimtaritë e këtij muaji u mbyllën me ngjitjen në malin e Dajtit të realizuar nga Eriku dhe Dioni

21