Nëntor 2022
Datë 8
Tre anëtarë të shoqatës sonë udhëtuan për të parë liqenet e Lurës. Deri në Rreshen punët u shkuan mbarë, sepse udhëtimi ishte nëpër rrugë të asfaltuar. Më tej zhvlerësimi i rrugës ishte i paparë. Veçanërisht rruga nga fshati Lurë deri tek liqenet.
Dy lajme të mira nga ky udhëtim:
Segmenti i rrugës nga hyrja për në itenerarin drejt fshatit Lurë ishe nën rikonstruksion. Pas një viti udhëtimi deri në fshatin Lurë do jetë nëpër rrugë të asfaltuar. Kjo ndërhyrje në shtratin e rrugës më tej do të vazhdojë në drejtim të Peshkopisë.
Lajmi i dytë i mirë është se në zonat e shpyllëzuara barbarisht tek Liqenet e Lurës duken filiza pemësh, kryesisht të drurit të pishës, që kanë mbirë dhe po rigjallërohen.
Dt 12 dhe 13
Veprimtaria e planifikuar ishte ngjitja në Malin e Thatë, 2406 m, në Valbonë. E ndërsa Aleksandri me Artanin ndenjën në luginë dhe shijuan pak “jetë lugine” dhjetë anëtarë u ngjitën me sukses në majën e Malit të Thatë, ndonëse në kushte moti në kufijë e përkeqësimit.
Është për tu përgëzuar fakti që si në ngjitjen e majës edhe në kthimin prej saj, grupi ishte gjatë gjithë kohës i bashkuar dhe pjesëmarrësit u treguan bashkëpunues dhe ndihmues për njëri tjetrin.
Dt 27 dhe 28
Në dt 27 anëtari i Kryesisë së Shoqatës sonë Bledi Preza morri pjesë në mbledhjen e jashtëzakonëshme të Asamblesë së FSHALTM. Në mbarim të këtij takimi të gjithë pjesëmarrësit e shoqatës sonë që do synonin majën Trekufiri ishin të mbledhur në fshatin Çerem, tek Bujtina e Kujtim Goçajt.
Moti me shira të rrëmbyeshëm gjatë javës së fundit kishte dëmtuar edhe më shumë rrugën nëpër të cilën pjesëmarrësit do të udhëtonin për në Dobërdol. Grupi u nis të nesërmen herët por pas rreth 1 orë ecje në rrugën e makinës filloi shtresa e parë e dëborës e cila do të shoqëronte grupin gjatë gjithë udhëtimit deri në kthim. Gjithashtu distanca tepër e gjatë për në majë dhe koha e shkurtër në dispozicion bëri që grupi të mos arrijë majën e synuar ndonëse udhëtoi mbi 22 km. Megjithatë rezultoi një udhëtim i bukur dhe mbresëlënës për anëtarët pjesëmarrës.
Kjo veprimtari u organizua për nder të 110 Vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë.
Shbat