Janar 2023

00 Gezue Motmotin e Ri!

Gzue Motmotin e Ri!

00 Gezue Motmotin e Ri!

Kartolina e urimeve për një anëtar të SHBA Tirana si dhe anëtarëve të shoqatave simotra.

Data 1 Janar 2023
Pesë anëtarë të shoqatës: Gjergji, Bledi, Luani, Endri dhe Eriku e kishin të nevojshme të tresnin gjelin e
detit që konsumuan gjatë natës së ndërrimit të viteve. Nga mali i Dajtit na sollën dy foto.

1-2

Data 7 dhe 8
Me nisje nga Valbona u realizua ngjitja e majës së Popllukës, 2569 m. Pjesëmarrës ishin:
Luan Xhoxhi, Fation Plaku, Aleksandër Bojaxhi (nuk u ngjit), Florian Sini, Altin Bora, Detjon Skëndaj,
Ernest Bunguri, Skerdis Petrela, Elsa Prela, Irena Negro, Aurora Piroviq, Dionis Biça, Armand Bakalli,
Gazmend Shehu, Ensuid Struga, Augusto Kodheli.
Darka e përbashkët u konsumua tek Bujtina Margjeka.

03

Të djelën në orën 05:20, në errësirë të plotë, grupi filloi marshimin. U ndoq Lugu i Valit,  me nisje nga
fshati Rrogam. I gjithë grupi prej 15 vetësh, anëtarë të SHBAT dhe të ftuar nga klube të tjera, arriti majën
pas 5 orë e 30 minuta ecjeje në një terren me borë të ngrirë e me akull që fillonte në lartësinë mbi 2000m.
disniveli rezultoi 1645m.

4-5

6-7

Data 8
Leonidha me nxënësit e gjimnazit të Korçës rifilloi veprimtaritë e daljes në natyrë për këtë vit. Bashkërisht
u ngjitën në majën e Ivanit, prej nga pamjet që të happen mbi liqenin e Prespër janë mbresëlënëse.

8-9

Data 8

Engjëlli dhe Asimi mblodhën shoqëritë e tyre, 34 veta, dhe ju drejtuan Malit me Gropa me itenerar ngjitje
nga ana e Qafës së Murizit. Më të përgatiturit, një grup me katër vetë, ju drejtua majes së malit, Mëcekut të
Shën Mërisë. Vajtja në majë dhe kthimi prej saj grupit i mori 8 orë dhe mbuluan distancën prej 18 km.

10

11-12

Data 22
Flori, Detjoni, Dioni dhe Denisi, me nsijë nga Qafë Murrizi u ngjitën në Majën Mëceku i Shën Mërisë. Kjo
veprimtari pati këta tregues: 20 km vajtje ardhje, 9 orë dhe 40 minuta udhëtim e soditje dhe 1500 metra
disnivel i akumuluar nga ngjitje-zbritjet e këtij itenerari.
01

14-15

Data 28
Tre anëtarë të shoqatës sonë, Elidiana Shehu, Skerdis Petrela dhe Ernest Bunguri u ngjitën në datën 28 në
majën Uhuru, 5895 m e lartë, të malit Kilimanjaro në Tanzani, Afrikë.

16-17
Kjo majë, më e larta e kontinentit Afrikan, u ngjit nga 33 pjesëmarrës nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe
Maqedonia e Veriut. Kjo veprimtari u realizua në gjashtë ditë (katër ditë ngjitje, prej të cilave një ditë
aklimatizim, dhe dy ditë zbritje).
Ngjitja e majës më të lartë të malit Kilimanjaro është ngjitje që e përmban lëvizja alpinistike botërore
“Seven Summits”, që përfshin sejcilën prej majave më të larta të shtatë kontinenteve. Urime ballkanasve!

17

Data 29
Tre anëtarë të shoqatës, Detjon Skëndaj, Altin Bora dhe Florian Sini, realizuan brënda ditës me nisje nga
Tirana, ngjitjen në majën e Murganës. Itenerari ngjitje zbritje rezultoi me gjatësi 14.7 km, me 1400 m
disnivel ngjitje zbritje dhe u mbulua për 7 orë dhe 20 minuata.

19-20
21

Shbat