Mars 2023

14 mars

01

Detjon Skëndaj, Florjan Sini dhe Skerdis Petrela shfrytëzuan pushimin e Ditës së Verës dhe ju drejtuan Kukësit dhe më tej, dhe u ndalën në fshatin Repce të Kosovës. Prej këtu ata ju ngjitën malit të Koritnikut duke pushtuar të dy majat e këtij masivi malor: majën e Koritnikut 2.262 m dhe majën e Pikëllimës 2.395 m. I gjithë itenerari vajtje-ardhje zgjati 20 km dhe disniveli i përgjithshëm rezultoi 1.400 m.

2-3

18 dhe 19 mars

Në Valbonë u mblodhëm 16 vetë dhe mbas një mbrëmje të këndëshme, të nesërmen 11 nga ne morrën rrugën për në majën e Kollatës (2.555 m). Itenerar ngjitje u zgjodh ai nëpërmjet Lugut të Presllopit.

4-5

Për arritjen e majës dhe zbritjen prej saj u deshën 10 orë e 20 minuta; rrugëtimi rezultoi 17 km. Disniveli i përgjithshëm 1.730 m.

6-7

22 mars

Dëshira për të kujtuar një shoqëri të vjetër malesh bëri bashkë tre ish alpinistë: Koçi Maqina (Berati), Qemal Biçaku (Elbasani) dhe Alerksandër Bojaxhi (Tirana). Këta, pasi arritën në rrëzë të malit Tomor u ndalën në fshatin, thuajse të braktisur nga banorët, Lybesh. Një udhëtim i “rëndë” për moshat e tyre, nën drejtimin e Koçit, i ndali pranë Strodomit të Tomorit, një nga vendet e gojëdhanave pellazgjike të malit.

8-9

Aty ata fotografuan tre harcat (gurë të mëdhenj) më tipikë. Menduam që tjua bëjmë të njohutr këta harca pasi një ditë ata mund të jenë stadium për kacavarësit. Treshja e ish alpinistëve më interesantin prej tyre e pagëzoi “Kërpurdha e Lybeshës”.

10