Gusht 2023

13 Gusht Gramoz

01
Leonidha Fuqi me veprimtaritë që organizon me nxënësit e tij gjimnazistë si dhe dhe shokë të tij në Korçë ka krijuar një “filiale” të shoqatës sonë atje. Në datën 13 ata organizuan ngjitje në malin e Gramozit dhe soditën liqenin akullnajor atje.
10-11

18 gusht  Valamarë

04 a

Përsëri Leonidha na befason: vetë i tretë me bashkëqytetas korçarë shkon në malin e Valamarës 2373 m. Zgjedhin afrimin për në majë në itenerarin Maliq-Lozhan-Strelcë dhe na ofruan foto të liqeneve atje.

4b-4c

19 dhe 20 gusht Grama

4-5

Gati dy orë, pasi lamë qytetin e Peshkopisë, nëpër një rrugë automobilistike të pa asfaltuar arritëm në stanet e malit të Gramës. Duhet theksuar se rruga e makinës kishte një shtrat të punuar mirë dhe gjarpëronte mbi thepisje dhe hone që nuk kishin të mbaruar dhe mbi të me shumë segmente malore vertikale krejt të pasiguruara nga rënia e gurëve mbi rrugë (mbi makinë!). Kjo rrugë relativisht e re për lëvizjen e automjeteve ishte ndërtuar për të siguruar ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një ujësjellësi të dytë për qytetin e Peshkopisë.

6-7

Sistemimi për të kaluar natën u realizua nën reshjet e shiut, bubullimat, vetëtimat, si dhe shkulmet e herë pas herëshme të erës që filluan menjëherë pas arritjes sonë aty. Porse pas këtij freskimi, që zgjati gati dy orë, filloi një mbrëmje argëtuese rreth zjarrit, ku u bashkua me ne edhe nje grup qytetasish të ardhur aty. Zjarri, pjekja e mishit (për këtë kulinari Ismaili tregoi talent, gjallëri dhe përkushtim të shquar) bëri që orari i gjumit të shtyhet si rrallëherë në veprimtaritë tona. Nata kaloi në tenda dhe “fjetore” të punuara tërësisht me lëndë drusore dhe me shumë mjeshtri nga Emri Spata, i cili kish dhuruar me punën e tij një kamp turistik malit aty.

8-9

Mëngjesi me një qiell të pastër dhe të kaltër na mundësoi që të shëtisim malin e Gramës me bukuri e kullota të pafundme si dhe t’i mundësojë grupit me gjashtë nga anëtarët tanë të ngjitet edhe në majën e Pelpenikut, 1964 m.

10-11

12-13

Udhëtimi nëpër malin e Gramës u shtri në një distancë prej 10.8 km, disnivel 530 m dhe u mbulua për pesë orë.

Në datën 20 u organizua nga SHBA Kaçaniku ngjitja në majën e Njerit 2658 m e lartë.

14

Kjo majë e vargmalit të Sharrit është kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është më e larta në territorin e Kosovës. Në këtë ngjitje mori pjesë anëtari i shoqatës sonë Heral Saraçi, i cili na siguroi dhe fotot përkatëse.

15-16

Shbat