Shtator 2023

Dt 9 dhe 10. Gjeravica

Pjesëmarrësit: Elton Xhafa, Kaltra Shakaj, Adnan Shakaj, Adela Musaku, Dorina Mosku, Luan Xhoxhaj, Florjan Sini, Detjon Skëndaj, Skerdis Petrela, Elidiana Shehu, Leonidha Fuqi, Tomor Ganellari, Vladimir Cfarku, Marinela Laraku, Aleksandër Fuqi, Nebiu Ganellari, Ekrem Spahia, Heral Saraçi.

1-2

Katër makinat që u nisën nga Tirana u takuan në Grykën e Decanit tek Proni i Shqiptarëve. Nata kaloi tek Bujtina Gacaferri.

Ditën e parë, në datë 9 Shtator, sapo grupi mbërriti në Bujtinën Gacaferri u bë gati dhe filloi rrugëtimin për shtegun që kalon nga Liqeni i Tropojës në vazhdim të Majës Trekufiri 2366m dhe më pas për në Qafën e Dobërdolit. Pas arritjes në këtë qafë pjesëmarrësit zbritën në Liqenin e Dashit ku disa anëtarë u lanë në ujrat e akullta të tij.

3-4

Më pas u ngjitëm për në kreshtën që të nxjer për në Qafën dhe majën e Koritave në lartësi 2333m, ku patëm mundësi të soditnim jo vetëm Dobërdolin por edhe pamjet e mrekullueshme të luginës së Lumit të Gashit si dhe disa liqene të Sylbicës. Pas gjithë këtij intenerari u kthyem në Bujtinë duke realizuar 16.5 km rrugë me 1100 m disnivel.

5-6

Ditën e dytë, në datë 10 Shtator, në orën 6 e 30 filluam rrugëtimin për në shtegun e Majës së Gjeravicës që kalon nga Liqeni Zemër. Grupi pas 3 orë rrugëtim arriti në majën e Gjeravicës 2656m. Maja të ofronte një pamje të mrekulleshme të të gjithë kurorës Alpine. E gjithë ngjitja zgjati 17 km me 1140 m Disnivel. 07

Në datën 16 Shtator SHBAT organizoi ngjitjen në majën e Visentit nga lugina e Bogës. Në këtë aktivitet morën pjesë 4 antarë të shoqatës: Detjon Skëndaj, Elidiana Shehu, Skerdis Petrela, Florjan Sini.

8-9

Maja Vincenti me lartësi 2517m është pjesë e bllokut të Radohimës ku dhe fillon pjesa Perëndimore e Alpeve. Në lindje, mali bie pjerrtas mbi 1750 metra në luginën e lumit Shalë, duke dhënë një panoramë të bukur të luginës së Thethit. Këtë rradhë ngjitjen e nisëm nga Porta e Shtegut të Dhenve, duke ecur nëpër një rrugë të gurtë deri në qafë të Shtegut të Dhenve. Pas kësaj vazhduam në të majtë dhe lart për në pyll me synim për të dalë në Grykën e Lekës (shteg midis Majës së Vuklit dhe Majave Binjake).

10-11

Më tutje ndoqëm traversën dhe pas kësaj morëm drejtimin për lart deri tek Qafa e majës së Radohimës. Në këtë pikë të itenerarit morëm në të djathtë duke i rënë traversë dy majave pa emër deri sa arritëm në këmbët e kreshtës së majës së Vinsentit. Në këtë pikë filluam ngjitjen e cila ishte një miks midis i ecjes këmba-doras dhe kacavarjes niveli  2-3 me gjatësi të shkurtra. Gjatësia totale e shtegut vajtje-ardhje është 17 km dhe disniveli 1500m.

12-13

Nëse sot në majën e Vishensit mund të pozosh me pllakatin e vendosur atje, vlen të kujtojmë se ky pllakat u vendos në vitin 1970 në nderim të elektrifikimit të gjithë fshatrave të vendit tonë. Pllakatin e vendosën alpinistët që shikoni në foto: Vullnet Zylyftari (majtas, lart), Vangjel Zeno, Vangjel Polo, Vullnet Kalemi, Petraq Rista (majtas poshtë) Piro Liko. I fotografoi Andon Tapia, sekretar i Federatës së Alpinizmit Shqiptar për kohën. E pagëzuan këtë majë me emrin Maja e Dritës.

Shbat