Maj 2024

Kronika Maj 24

Muaji Maj hyri me votimin për kryetar të Këshillit Teknik të Shoqatës. Anëtarët e zgjedhur për këtë Këshill ishin: Skerdian Tefa, Dorina Mosku, Dion Biça, Florjan Sini, Loren Rroço. Ky Këshill zgjodhi Kryetar z. Florjan Sini. I urojmë Kryetarit mbarësi në detyrën e tij!

Në Ditën e Dëshmorëve Asim Toro, Endri Malo dhe Erik Roshi morën pjesë në maratonën qe organizoi Bashkia Tiranë.

1-2

Zoti Aleksandër Bojaxhi ka vënë në dispozicion të shoqatës materiale teknike për ngjitje malore nëpër itenerarë me kacavarje. Fotot si më poshtë na njohin me këto materiale.

3-4

Materialet teknike që shikoni në foton në vijim, janë blerë me lekët e buxhetit që krijohet nga kuotat vjetore të anëtarësisë. Muajin që vjen presim porosinë e dytë me materiale të ngjashme si këto, të blera gjithashtu me lekë nga buxheti i shoqatës, i cili është buxhet kuotash vjetore të anëtarësisë. Kjo bazë materiale do na mundësojë që njëherësh të stërviten, apo të realizojnë kacavarje, gjashtë anëtarë,

05 (1)

Në datën 26 maj Heral Saraçi, Detjon Skëndaj dhe Florjan Sini u ngjitën në majën e Çipinit të Bolenës si dhe në Majën e Gjatë (1.500 m).

Treshja i filloi ngjitjet nga fshati Bolene (zona e Lumit të Vlorës). I gjithë itenerari rezultoi të ishte 18 km i gjatë dhe me disnivel të habitshëm: 1745 m. Ky disnivel për arsye të uljeve të thella dhe më pas ngjitjeve të gjata. Kjo veprimtari mori gati 10 orë.

6-7

8-9

SHBAT