Korrik 2024

Këtë verë, Leonidha Fuqi, vet i katërt (bashkë me Tomor Ganellarin, Sandër Fuqin dhe Vangjel Nence), u ngjit në malet e bllokut të Pindit si dhe vizitoi fshatra të komunitetit të Vllehëve atje.

1-2

Malet e Pindit janë një vargmal me gjatësi 160 km dhe gjërësi 56 km. Këta male bëjnë pjesë në vargun malor bashkë me male nga vargmali i Gramozit si mali i Peristerit dhe ai i Mecovës. Maja më e lartë është Smolika 2637m (në jug-juglindje të Gramozit).

Ngjitjet e para katërshja si më sipër, i bëri në malet reth Mecovës; 1657 m i lartë. Një mal ky i bukur i pajisur me sinjalistikën përkatese për haiking. I gjithë udhëtimi ishte mes pemëve dhe në kthim u vizitua dhe qyteza turistike e Mecovës, një nga qendërat kjo e komunitetit arumun (vëlleh) në Greqi.

3-4

Ngjitjen e dytë grupi e bëri në majën më të lartë të këtij blloku malor, Smolika 2637 m. Kjo ngjitje u realizua nëpërmjet itenerarit: Leskovik – 3 urat – Konicë për gati 34 km udhëtim me makinë. Nga Konica shkuan në fshatin Pados, një nga fshatrat ky, nga realizohen ngjitjet për në majë dhe e kaluan natën në tenda. Të nesërmen realizuan ngjitjen; për gjashtë orë arritën në majë.

5-6

Itenerari i ngjitjes kalonte më së shumti mes pyjeve me pisha, mbi të cilat shtriheshin kullotat. I gjithë itenerari kishte sinjalistikë orientuese dhe burime ujore.

Një përshkrim nga Heral Saraçi:

Ndërmjet datave 8-11 Korrik u zhvillua një ekskursion nëpër Bjeshkët e Namura. Nisja u bë në orën 13:00 nga lagjia Kukaj – Valbonë. U ndoq shtegu në drejtim të majës së Roshit. Në afërsi të kreshtës, në lartësinë 2200 m, u vazhdua në të majtë në drejtim të liqeneve të Jezerës.

7-8

Nata u kalua në tenda në lartësinë 2100 m. Në mëngjesin e datës 9 u arritën liqenet e Jezerës. Maja e Jezerës, 2696 m e lartë, u arrit në orën 17:15. Pas një pushimi për të soditur, u vazhdua me zbritjen në drejtim të Valbonës.

a 9

Nata u kalua në lartësinë 2400 m. Të nesërmen udhëtimi vazhdoi drejt fshatit Rrogam. Rreth orës 10:00 u arrit Qafa e Valbonës. Më tej eskursioni vazhdoi në drejtim të Thethit që u arrit rreth orës 13:30.

24 qershor

10-11

Këtë ditë, në Kafe Blessed në Tiranë, u mblodh “samiti” i disa prej anëtarëve nga më të vjetrit e Shoqatës (SHBAT) tonë.

12-13

Takimi ishte i formës “të jemi bashkë për një-dy orë”. Bisedat ishin të lira por nuk ngelën pa u cekur edhe planifikimet e veprimtarive vjetore, si dhe tema familjare. Pati edhe pagesa të kuotave vjetore 😊.

Data 27

Asim Toro, Heral Saraçi, Dion Biça dhe Florjan Sini ndërmorrën udhëtimin për në Lëpushë për tu ngjitur në majën e Trojanit (2.190 m) dhe kthimin.

14-15

Dita me ajër të pastër dhe diell bëri që fotot që ata na sollën të na përcillnin edhe ne të tjerëve që nuk ishim me ta, kënaqësinë e të qënit në mal.

16-17

Shbat