Gusht 2024

Pas një shërbimi të zgjatur, që ende vazhdon, Beonard Çuni gjatë një pushimi në atdhe, nuk i la ditët të kalonin por menjëherë u ngjit në malin Dajt për të ndjerë sadopak adrenalinën e ngjitjes së një mali.

1-2

3 gusht

U realizua ngjitja në Mont Blanc nga Skerdis Petrela dhe Elidiana Shehu. Ngjitja u realizua nga shtegu klasik pa ndihmën e një guide lokale.

3-4

Nisja filloi nga lartësia 2400 m, vend ky ku të linte treni malor, vazhdoi duke ecur për në shtëpinë malore Tete Rousse (në ditën e parë) në lartësi rreth 3200 m. Dita e dytë: nisja u fillua herët në mëngjes për të kaluar në kohë të përshtatshme Grand Couloir. Kjo pjesë e itenerarit është pjesërisht me kacavjerrje deri në shtëpinë malore Gouter, 3800 m. Sulmi drejt majës u realizua ditën e tretë: ora 03.00 am – 8.15 am dt 03.08.2024 deri në majë 4810m .

5-6

Për Skerdis dhe Elidiana kjo ngjitje ishte një eksperiencë e bukur, me itenerar mesatarisht të vështirë por të veçantë dhe të paharrueshëm.

4 gusht

7-8

Këtë muaj, grupi korçar i amatorëve për ngjitje malore organizoi, me iniciativën e Leonidhës, veprimtarinë e kalimit nga Valbona në Theth. Zgjodhëm disa nga fotot që na dërguan për të ilustruar këtë veprimtari.

Pjesëmarrës në këtë veprimtari ishin: Leonidha Fuqi, Tomor Ganellari, Vangjel Nence, Vangjel Mitace, Fiadel Veizi, Johan Pambuku, Ani Mitace, Martin Mitace.

9-10

Ngjitja në 2 majat, e Prozhmit 2452m dhe Sqeta e Cjapit 2412m, u realizuan në datën 10. Ja një përshkrim i shkurtër i përcjellë nga Detjon Skëndaj dhe Florjon Sini:

11-12

Ecjen e filluam nga Okoli, Theth, në drejtim të Qafës së Pejës. Sapo kaluam Qafën, në krah të liqenit të Peçakeqit, devijuam majtas për në shtegun e Majës Sqeta e Cjapit. Kur arritëm në rrëzën shkëmbore të shtegut u futëm në një ulluk dhe u ngjitëm në kreshtë për të arritur majën. Më pas kaluam gjithë kreshtën e masivit malor për të arritur në majën kryesore, atë të Prozhmit, 2452m.

13 (1)

Zbritjen e realizuam në krahun tjetër të ngjitjes. Pasi zbritëm pjesën shkëmbore u futëm në shtegun Nikç-Theth dhe morëm drejtimin e rrethit te Qafës së Vishes (ndryshe Qafa e Harapit) nga ku edhe zbritëm. Kjo zbritje na mundësoi të shikojmë edhe më nga afër, nga herë të tjera, faqen jugore të malit të Harapit.

24-25 gusht, Maja e Madhe/Lugbati 2625 m

Detjon Skëndaj, Florjan Sini

Ecjen e filluam nga bujtina Margjeka në drejtimin për nga qafa e Majës së Madhe. Sapo kaluam pyllin shtegu vazhdonte në një reliev plot me val. Në fund të kësaj pjese ishte një ulluk ku nëpërmjet një kavoje çeliku të fiksuar aty arritëm të ngjitemi në një pjesë shkëbore 3m të lartë, dhe vetëm pas 5 min prej këtu arritëm në qafë.

14

Për t’ju afruar majës së Gavnit na u desh të zbrisnim poshtë rreth 270-300 m nëpër një terren karstik derisa kapëm kreshtën e Gavnit. Ndoqëm kreshtën deri në majë.

15

Në kthim ndoqëm të njëjtin shteg deri në qafë dhe pasi arritëm aty menduam që të synonim edhe Majën e Lugbatit, që ju afruam nëpër një traversë në ngjitje deri sa arritëm në kreshtën e majës. Kreshta kërkonte një kacavarje të nivelit 2-3 me ekspozim nga të dy anët e saj. Sapo arritëm në majë vumë re një shpellë shumë të thellë që fillonte nga maja e malit për teposhtë.

16

Zbritjen e bëmë nga ana tjetër, në drejtim të majës së Brijasit. Sapo lamë kreshtën filluam zbritjen nëpër një terren të mbuluar me borë të përhershme që në të shumtën e rasteve ishte i mbuluar nga gurë dhe val, derisa arritëm në zonën e gjelbër ku morëm një shteg të rrahur e të përdorur nga barinjë. Ecëm nëpër të derisa arritëm në pikën e nisjes, tek Bujtina Margjeka.

F 17

Shbat