Tetor 2024

Foto e muajit

01 Kroni

Kroni katë vjeçar ka filluar “stërvitjet” në shtëpi. Prindërit e tij, të apasionuar dhe të dashuruar pas malit, i kanë krijuar Kronit mundësinë që të mësojë elementët e kacavarjes në një “mur” të krijuar në shtëpi.

Dt 13.

Maja e Kreshtës, në periferi të qytetit të Bulqizës, u bë synimi i një grupi antarësh në këtë fundjavë që të ngjiten në majë. Kjo majë bëri bashkë: Luan Xhoxhi, Nebi Ganellari, Vladimir Cfarku, Albi Pina, Armand Bakalli, Genti Bakalli, Dionis Biça, Tushe, Nertila dhe Elton Xhafa, Adnan Shakaj.

2-3

Maja e Kreshtës kulmon me lartësinë 2.101 m. Nisja drejt majës u krye nga lagja Vajkal dhe itenerari rezultoi të ishte 12 km dhe me disnivel 1.400 m.

Ky itenerar nuk kishte vështirësi teknike.

4-5

Dt 14

Në Elbasan u organizua mbledhja e Kryesisë së FShALTM.

6-7

Në këtë takim u aprovua Statuti i Federatës si dhe u zgjodh Sekretar i përgjithshëm i Federatës z. Denis Veliu

Dt 20

Në kryeqytetin tonë u organizua Krosi Tirana 2024.

Mes pjesëmarrësve në këtë maratonë u nderuan me medalje Asim Toro dhe Detjon Skëndaj.

8-9

Dt 25 – 27

Në Gjipe u organizua Climbing Festival. Në këtë veprimtari morën pjesë edhe disa antarë të shoqatës sonë. Secili bëri atë që mundëte, por po theksojmë dy të veçanta:

Dorina realizoi dy ngjitje të 5-ta dhe tentoi dy të 6-ta duke arritur deri në buzë të realizimit të tyre.

10

Matis Shehu mori pjesë për të parën herë në kacavarje dhe, si fëmi,  pati emocione pozitive për aq sa arriti.

Urojmë që ai të gjejë sa më gjatë emocionet e një arritësi në veprimtari të kësaj natyre,

11 Matis

Informacion për festivalin nga Dorina.

Fundjavën 25-27 tetor 2024, një grup anëtarësh të SHBAT (Dorina, Ergi, Eri, Elidiana, Loreni, Marinela, Skerdi P.) morën pjesë tek Festivali i Kacavarjes në Shqipëri (Albanian Climbing Festival – ACF). Ky aktivitet i përvitshëm që organizohet nga stafi i palestrës së kacavarjes Rock Tirana, këtë vit u zhvillua në kanionin e Gjipesë. Aktiviteti gjatë 3 ditëve numëroi mbi 150 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe jashtë saj (Kosova, Mali i Zi, Holanda, Gjermania, Franca, Italia, etj.).

12
Festivali filloi ditën e premte 25 tetor. Të parët prej nesh shkuam atje që ditën e parë jo vetëm për të mos humbur hapjen e festivalit, por edhe për të shijuar paqen dhe harmoninë e kanionit, plazhit dhe detit në këtë periudhë jashtë sezonit turistik dhe larg turizmit të masës që e pushton këtë vend gjatë muajve të verës. E megjithatë, për habinë tonë  gjetëm më shumë njerëz nga sa prisnim, të cilët vazhduan të shtoheshin gjatë 2 ditëve në vazhdim! Kështu, dita e parë më së shumti kaloi duke ngritur kampin, duke shijuar detin që moti i ngrohtë për stinën ku ndodhemi na i lejoi, si edhe duke ndjekur aktivitetet e parashikuar nga stafi organizues për atë ditë.

13 (1)
Ditën e dytë dhe të tretë ngjitëm itinerare të ndryshëm në nivelet 5B – 6A, edhe deri në 6B+ e më shumë nga Ergi dhe Loreni. Këto ngjitje ku ndihmuan ekipi i siguruesve i përbërë nga vullnetarët e Rock Tirana, u përqendruan në dy sektorë brenda kanionit të Gjipesë (Ahorn, Rio). Ndërkohë, pjesëmarrësit autonomë dhe me përvojë në kacavarje kryen edhe ngjitje të tjera përgjatë itinerarëve të niveleve të ndryshëm të shpërndarë nëpër tetë sektorët e kacavarjes në kanionin dhe plazhin e Gjipesë, ku vështirësia e itinerarëve varion nga 4C në 8B+. Aktiviteti u mbyll ditën e diel rreth orës 14h00 me një grup pjesëmarrësish që me ndihmën e kayak-ëve, kryen disa ngjitje deep-ëater soloing mbi shkëmbinjë në afërsi të gjirit të Gjipesë.

14

Dhe pas aktivitetit përmbyllës, dalëngadalë u mbyll edhe festivali me po të njëjtën qetësi dhe atmosferë të paqtë që kishte filluar. Pjesëmarrësit filluan të largohen grupe-grupe dhe plazhi i Gjipesë u zbraz nga çadrat ku të gjithë kishim kampuar gjatë gjithë asaj fundjave. Këtë herë nuk na pritën dielli dhe deti i ngrohtë, por na përcollën ngjyrat e perëndimit mbi këtë gji kaq të veçantë të rivierës shqiptare.

Ja dhe një përshkrim i Festivalit që na i solli Marinela:

Organizimi u bë me grupe shoqërore. Mbërritja ditën e shtunë ora 11.30. Zbritja në kanionin e Gjipesë u bë nga shtegu. Pa humbur kohë vendosëm të provonim kacavjerjen. Pjesëmarrësit ishin shpërndarë në kanion ku kishte disa grupe pune (vullnetarësh) të cilët ndihmonin me pajisjet dhe bënin belayer ose siguruesin. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin të huaj dhe njohës të mirë të këtij sporti. Atë ditë provuam dy itinerarë në sektorin Rio grada 5+. Të dielën dita nisi në orën 8 me një klasë joga buzë detit dhe menjëherë pas saj zhytje në ujërat e Jonit. Në orën 10 jemi zhvendosur në brendësi të kanionit për të provuar përsëri kacavjerjen në një tjetër sektor, atë Ahorn grada 4+ dhe 5. Festivali u mbyll në drekë.

Shbat