Nentor 2024
Kronika nëntor 2024
Data 17 Bukanik
Drejtues Arif Biçoku dhe Florian Sini.
Morën pjesë: Dhimitër Qirjazi, Andi Çu, Drini Teta, Elton Xhafa, Adela Musaku, Tushe Xhafa, Nertila Xhafa, Aleksandër Bojaxhi, Albi Pina, Vladimir Cfarku, Luan Xhoxhaj, Skerd Petrela, Florjan Sini, Detjon Skëndaj, Liridon Belba. Ngjitja në majën e Bukanikut (1831 m) u realizua nga një shteg i ri për anëtarët tanë, që fillonte nga fshati Derstile ku dhe parkuam makinat. Itenerari rezultoi 15 km i gjatë dhe me disnivel 980 m.
Zbritja u realizua nëpër një shteg të ndryshëm nga ai i ngjitjes, fillimisht duke marrë drejtimin për në jug-lindje dhe më pas nga veri-perëndimi. Kështu u arrit në pikënisje duke realizuar një shteg “rrethor”. Në veprimtari morën pjesë 22 persona dhe u ngjitën në majë 19 prej tyre.
Data 24 Valamare 2373 m
Drejtues Detjon Skëndaj dhe Arif Biçoku
Piesëmarrës: Dionis Biça, Genti Bakalli, Arif Biçaku, Armand Bakalli, Aleksandër Bojaxhi, Bledi Preza, Vladimir Cfarku, Heral Saraçi, Leonidha Fuqi, Vangjel Nemce, Detjon Skëndaj, Florjan Sini, Skerdis Petrela, Elidjana Shehu, Ervin Dervishi, Bledi Mancaku.
Valamare, në malësinë e Gramshit, është mal i largët për anëtarët e grupit tonë; vajtje-ardhje janë shtatë orë udhëtim. Andaj dhe “shoferët” e lanë Tiranën në orën 05:30, dhe afërsisht në të njëjtën kohë ata që erdhën nga Elbasani dhe nga Korça.
Itenerari nga u ngjit maja ishte i thjeshtë, pa vështirësi teknike, me disnivel 1150 m. E veçanta e kësaj veprimtarie ishte moti i mrekullushëm për të soditur dhe për të fotografuar!
Shbat