Shkurt 2025
Datë 8 dhe 9
Maja e Brijasit 2.567 m
Pjesëmarrësit: Detjon Skëndaj drejtues, Florjan Sini, Flori Shatro, Dhimitër Qirjazi, Shpëtim Goga, Dionis Biça, Gazmend Shehu. Shoqërues, Aleksandër Bojaxhi.
Nisja u bë nga Margjeka. Itenerari kishte vështirësi teknike të shtuara për arësye të relievit të ngrirë. Disniveli 1750 m. Në majë arritën 6 nga 7 anëtarët e ekipit që sulmoi majën.
Mali i Gramozit.
“Filiali” ynë nga Korça me Leonidha Fuqin, Vangjel Nencen dhe Tomor Ganellarin u ngjitën me sukses në malin e Gramozit dhe na dërguan foto të bukura.
Datë 15
Në Prishtinë, në kuadrin e 17 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, u organizua promovimi i librit “Zhvillimi i Bjeshkatarisë së Organizuar në Prizren, ShB ,,Sharri” 1951-2021, Monografi” e autorit Abdurahim Abdushi.
Organizimi i takimit u krye nga Fondacioni i Librit me anëtarë: Abdurahim Abdushi, Deni Hameli, Fahmija Drda, Florentina Dragusha, Hana Gjurgji, Kushtrim Susuri, Mirjeta Shatri.
Paneli drejtues për promovimin e Botimit Auditori i Pjesëmarrjes
Arben Lila, Osman Uka, Abdurahim Abdushi
Aranit Nikqi, Teuta Bicaj, Uta Ibrahimi.
Pjesëmarrës të shumtë të shoqatave bjeshkatare të Kosovës si dhe të organizatave të tjera nga gadishulli ynë morrën pjesë në këtë promovim.
Ishte një festë e gëzuar bjeshkatarësh që patën rastin edhe të takohen, të bisedojnë e të kujtojnë…..
Botimi që u promovua Fragment nga botimi
Datë 16
Shpella e Pëllumbasit
Disa nga familjarët e shoqatës sonë u organizuan dhe vizituan Shpellën e Zezë në fshatin Pëllumbas.
Ishte një nismë e këndëshme ku fëmijë nga 3 deri në 12 vjeç me prindërit e tyre patën rastin të njihen: fëmijët midis tyre dhe mamatë e tyre njëherësh midis tyre si dhe me anëtarët e ekipeve të bashkëshortëve të tyre.
Urojmë të ketë edhe organizime të tjera të tilla gjatë vitit
Mali i Kuq
Në Korçë synimi i arritur i ngjitjes në Malin e Kuq u realizua nga Leonidha, Vangjeli dhe Tomori këtë fundjavë me mot gri.
Datë 23
Maja e Çardakut ishte synimi i fundjavës. I nisur në ora 05:00 nga Tirana grupi arriti në Bogë me këta pjesëmarrës: Detjon Skëndaj, komandant i ngjitjes, Florjan Sini, Drini Teta, Heral Saraçi, Dionis Biça, Arif Biçaku, Dhimitwr Qirjazi dhe shoqëruesë Vladimit Cfarku e Aleksandër Bojaxhi.
Ekipi i sulmit për në majë e filloi ngjitjen në ora 08:15. Ngjitja shkoi mirë e me temp të lartë deri aty ku grupi arriti vijën e borës. Pas kësaj sa më tepër lartësi që fitohej aq më e madhe bëhej zhytja në borë si dhe aq më shumë shtohej koha për çdo metër lartësi të fituar.
Ndonëse u kaluan segmente problematike nga ana teknike, në metrat e fundit për të arritur majën shtimi i mjegullës dhe koha me dritë që kishte mbetur nuk siguronin ngjitje dhe zbritje të sigurtë. Andaj grupi vendosi të braktisë synimin dhe të kthehet.
Çardaku “premtoi” që aty do të qëndrojë deri sa ekipi të kthehet për ta ngjitur në një fundjavë të përshtatshme.