Mars 2025

2 Mars 2025

1-2

Ndonëse një fundjavë me mot të paqëndrueshëm, Leeonidha dhe Tomori ,“për hir të stërvitjes” synuan dhe arritën të ngjiten në Malin e Thatë mbi Alarup. Të njëjtën gjë këta zotërinj, bashkë me Vangjelin,  bënë edhe një javë më pas duke u ngjitur në majën e Ivanit.

3-4

9 Mars 2025

Federata jonë organizoi ngjitjen e Majave Binjake (Binjaku i Thethit 2.313 m; Binjaku i Bogës 2.284 m). Kjo veprimyari koincidoi me veprimtarinë e kalendarit tonë përçapës të muajit mars për këtë vit.

Federata siguroi dhe mbuloi shpenzimet për fjetje dhe ushqim në Hotel Argent në Shkodër, ku u mblodhën si asnjëherë më parë 179 alpinistë nga vendi ynë.

5-6

Të djelën alpinistët, e nisur herët nga Shkodra, udhëtuan në drejtim të Qafë Thores, vend nga i cili filloi ngjitja. Në këtë veprimtari, vlen të theksohet se nga shoqata jonë dhanë ndihmë direkte për realizimin e synimeve Detjon Skëndaj dhe Florjan Sini. Por në këtë drejtim nuk ngelën pas edhe Elidjana Shehu me Luan Xhoxhaj, të cilët bashkë me Dhimitër Qirjazin ishin pesëshja e ekipit tonë në veprimtari.

7-8

Në këtë veprimtari mori pjesë edhe Ekipi i Kërkim Shpëtimit, i ngritur nga Federata, që u drejtua nga Dion Biça.

Në veprimtari mori pjesë, si alpinist i suksesëshëm, edhe Presidenti i Federatës, Z. Artur Guni.

09

Pas suksesit të ngjitjes së Binjakut të Thethit, 16 nga pjesëmarrësit (ku 5 ishin nga ekipi ynë) u ngjitën edhe në majën e Binjakut të Bogës.

Kjo veprimtari meritonte të zinte vend edhe në mediat e vendit tonë, gjë që ndodhi 😊.

Video ne Majat Binjake