Lëvizja Seven Summits dhe Shoqata jonë
Në botën alpinistike lëvizja Seven Summits (ngjitja e majës më të lartë të sejcilit prej shtatë kontinentet) ka filluar në vitet 70-të të shekullit që lamë pas. Realizuesit e parë të këtij synimi u rregjistruan në mesin e viteve 80-të. Pas kësaj rekordet flasin se numuri i atyre që realizonin synimin rritej ngadalë. Por kjo nuk zgjati shumë. Synimi për shtatë majat mori përhapje të shpejtë dhe sot mund të themi se synimi Everest dhe synimi Shtatë Majat janë dy ikonat kryesore të lëvizjes alpinistike mbarë botërore.
Nisma Shtatë Majat përfshin ngjitjen e majave si ma poshtë: në Evropë Maja Elbrus (5.642 m) – Elbrusi lindor 5.621 m, në Afrikë Maja Kilimanjaro (5.895 m), në Amerikën Veriore Maja Denali (6.194 m), në Amerikën Jugore Maja Aconcagua (6.962 m), në Azi pullazi i botës – Maja Everest (8.848 m), në Antarktidë Maja Vinson (4.897 m), në Oqeani Maja Carstensz Pyramid (4.884 m). Ka alpinistë që konsiderojnë në këtë nismë edhe majën më të lartë në kontinentin e Australisë (duke mos e marë parasysh Australinë si pjesë të Oqeanisë, por si kontinent më vehte) dhe kështu përfshijnë në ngjitjet e tyre edhe majën Kosciuszko (2.228 m), si majë të tetë. Porse kjo majë nuk ka vlera alpinistike.
Në shoqatën tonë, deri më sot, janë shtatë alpinistë të përfshirë në këtë lëvizje:
– Gerti Pishtari ka ngjitur majat Kilimanjaro, Everest, Elbrus (majën lindore dhe atë perëndimore), Denali, Aconcagua, por edhe majën Mont Blanc (4.810 m) më të lartën e Alpeve të Evropës.
– Gjergj Bojaxhi ka ngjitur majat Elbrus (majën lindore dhe atë perëndimore), Everest, Denali, Aconcagua dhe Kilimanjaro, por edhe majën Mont Blanc (4.810 m) më të lartën e Alpeve të Evropës..
– Fation Plaku ka ngjitur majat Elbrus (majën lindore dhe atë perëndimore), Everest, Aconcagua dhe Kilimanjaro.
– Erlin Rudho ka ngjitur majat Kilimanjaro, Elbrus (majën lindore), Everest, Aconcagua.
– Ervin Dervishi ka ngjitur majat Aconcagua dhe Elbrus.
– Iglin Shyti ka ngjitur majën Denali.
– Dorina Mosku ka ngjitur majën Elbrus.
Duhet kujtuar se vazhdimi i matejshëm i kësaj nisme varet tërësisht nga mbështetja financiare e sponsorizuesve të pritëshëm.