Komisionet

Shoqata Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana për qëllime të shpërndarjes së punëve dhe përgjegjësive në mbarëvajtjen e saj është në procesin e ngritjes së Komisioneve të punës në tema të caktuara. Numri i këtyre komisioneve mund të shtohet me kalimin e kohës në përputhje me nevojat organizative dhe të mbarëvajtjes së veprimtarive argëtuese në natyrë.

Veprimtaria e komisioneve duhet të jetë në përputhje me Statutin e Shoqatës dhe Rregulloren e saj të Brendëshme.

Veprimtaria e komisioneve aprovohet nga Kryesia e Shoqatës.

Qëllimi

Komisionet e punës brënda strukturës së shoqatës ngrihen që anëtarët e saj, veç lidhjeve që krijojnë nëpërmjet veprimtarive në natyrë, të shtojnë lidhjet edhe nëpërmjet kontributeve në hallka të veçanta të sistemit organizativ të shoqatës.

Pjesëmarrësit në komisione janë anëtarë të cilët kanë aftësi e shprehi dhe/ose hobi në detyrat që ndërton dhe/ose ndjek sejcili komision.

Pjesëmarrësit në komision janë vullnetarë.

Komisionet e punës të kësaj Shoqate do të përbëhen nga tre ose pesë anëtarë të Shoqatës.

Çdo komision zgjedh një kryetar. Kryetari zgjidhet një herë në dy vjet dhe nuk mund të zgjidhet më shumë se në tre mandate të njëpasnjëshme. Kryetari i komisionit nuk mundet të jetë një anëtar i Shoqatës i cili është pjestar i një axhensie turistike ose i një axhensie apo ndërmarrje të natyrës që ka lidhje të drejtpërdrejtë me vepritari në natyrë të llojit që organizon kjo Shoqatë.

Komisionet e ndërtojnë vetë rregulloren e tyre dhe punojnë mbi bazën e saj. Kjo rregullore duhet të miratohet nga Kryesia e Shoqatës. Rregullorja i bëhet e njohur anëtarësisë nëpërmjet faqes së shoqatës në sajtin/rrjetin e saj.

Komisionet në mbledhjet e tyre kanë të drejtë të ftojnë anëtarë të tjerë të shoqatës si dhe, në raste të veçanta, ekspertë jashtë anëtarësisë, që të kontribojnë për ndërmarrje të caktuara të parashikuara në programin e tyre.

Komisionet në fund të çdo viti, sejcili në gjykimin e tij, i propozojnë Kryesisë së Shoqatës individë ose grupime individësh që duhen vënë në dukje për punë të lavdëruar, mirënjohje ose stimuj të tjerë.

 

Rregullore të Komisioneve të punës

  • Komisioni për licencimet (pranimi i anëtarëve); Aurel Çuko, Egret Kabaj, Erik Roshi.

Merret me regjistrimin e anëtarëve të shoqatës në përputhje me statutin dhe rregulloren e saj. Ndjek pajisjen e anëtarëve me kartë anëtarësie, ndjek afatet e kuotizacioneve vjetore të anëtarëve, ndihmon anëtarët në pagimin e kuotizacionit si dhe ndjek rastet e dhurimeve.

  • Komisioni i faqes së internetit; Bledi Preza; Menduh Zavalani, Hermes Bojaxhi

Merret me krijimin dhe përditësimin e faqes së shoqatës në rrjet. Nxit dhe ndihmon anëtarët e shoqatës për të gjeneruar material për faqen (reportazhe, foto, portrete të shkruara, etj.) të llojit që kanë interes për anëtarësinë.

  • Komisioni/kërkuesit për sponsorizime.  Elvis Ponari, Iglin Shyti, Fation Plaku

Merret me ndërtimin/krijimin e platformave me synim sigurimin e fondeve sponsorizuese për të realizuar rritje të buxhetit të shoqatës. Ndjek dhuruesit (kontribuesit) në buxhetin e shoqatës; sygjeron kryesinë për veprime administrative lidhur me ndihmat dhe sponsorizimet e mundshme dhe të realizuara.

  • Komisioni për garat e kacavarjes sportive (mjedise të mbyllura apo të hapura). Erget Kabaj, Erlin Rudho, Erik Roshi.

Interesohet të nxisë kacavarjen sportive dhe harcimin veçanërisht mes anëtarëve në moshë të re si dhe të sigurojë pjesëmarrjen e anëtarëve në këto lloj garash.

  • Komisioni Editues i Revistës Bjeshkim dhe Alpinizëm. Aleksandër Bojaxhi, Dorina Mosku, Bledi Preza, Elvis Ponari, Menduh Zavalani.

Komisioni interesohet që veprimtaritë e shoqatës të pasqyrohen në revistë (sot-për-sot elektronike) si dhe për shkrime të karakterit të nevojave të anëtarësisë për edukin/informim sa më simetrik lidhur me veprimtaritë në natyrë.

  • Komisioni i konkurseve. Erlin Rudho, Fation Plaku, Eva Jani, Shpresa Smajli,

Komisioni nxit anëtarët që të jenë pjesëmarrës në konkurse për fotografi, shkrime si dhe çdo lloj produkti i cili mundet të klasifikohet në termat e letërsisë dhe artit.

Lloji i konkurseve të përvitshme me të cilat do merret ky komision do të jenë:

    • Konkurs për foton më të bukur të vitit (një çmim të parë, dy çmime të dyta, tre çmime të treat). Vlerësimi përfundimtar do shpallet çdo muaj dhjetor.
    • Konkurs për foton më të bukur të çdo muaji me qëllimin për të ndërtuar një kalendar vjetor të Shoqatës (vlerësohet vetëm foto e vendit të parë). Vlerësimet do të mbyllen në muajin nëntor.
    • Konkurs për shkrimin më të mirë për përshkrim të veprimtarisë që organizon Shoqata ose një organizim i të njëjtës natyrë me Shoqatën tonë ku marrin pjesë një a më shumë nga anëtaret tanë. Vlerësimet do të mbyllen në fillim të muajit dhjetor.

Komisioni ka të drejtë t’i propozojë Kryesisë për vlerësime të prodhimeve të anëtarëve të Shoqatës sonë që janë të natyrës letërsi dhe/ose art të cilat nuk përmenden në pikat e mësipërme.

Komisioni merret me hartimin e procedurave ceremoniale në rastet si:

    • Mbledhje e Asamblesë së Shoqatës.
    • Nderime të individëve sipas klasifikimit të anëtarësisë.
    • Pritjes ose përcjelljes së individëve, apo grup individëve, për të cilat i propozohet Kryesisë apo pasi është marrë një vendim Kryesie.

organigrama-shbat