Anëtarësimi
Të interesuar!
Nëse dëshironi të bëheni anëtar në Shoqatën Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana (SHBA Tirana) duhet të ndiqni këto hapa:
- Të dërgoni në e-mailin e shoqatës adresën tuaj të e-mailit në mënyrë që të merrni njoftime për veprimtaritë që organizohen.
- Të merrni pjesë në dy a tre veprimtari që të kuptoni nëse mentaliteti tuaj përkon me atë të shoqatës dhe anëtarëve të saj. Edhe faqja e saj në rrjet u ndihmon për këtë gjë: www.shbat.org
- Të lexoni statutin e shoqatës (Lexo këtu online | Hape në versionin .pdf).
- Të lexoni rregulloren e shoqatës (Lexo këtu online | Hape në versionin .pdf).
- Nëse pranoni Statutin dhe Rregullat duhet të plotësoni informacionin si më poshtë që të rregjistroheni në librin e shoqatës. Rregjistrimi bëhet online (kliko këtu).
Emri-Atësia-Mbiemri; dt lindja (D/M/V); Arësimi i kryer-Profesioni; nr celit; nr kartës së identitetit.
- Që të jeni dhe të mbeteni anëtar i rregullt i shoqatës duhet që çdo vit të kryeni Pagesën e Kuotizacionit. Kjo pagesë është 2.000 lekë.
- Për ata anëtarë të shoqatës që janë pjestarë të së njëjtës familje (dy a më shumë familjarë), vetëm njëri anëtar familje paguan 2000 lekë, kurse anëtarët e tjerë të familjes paguajnë sejcili nga 1000 lekë kuotizacion vjetor.
- Anërarët e Shoqatës me status Nxënës ose Student paguajnë 1000 lek kuotizacion vjetor.
- Për çdo vit, kuota e paguar (kuotizacioni) është kuotë vjetore, pavarësisht nga muaji apo data që paguhet (pavarsisht nëse është 1 janar …. apo 31 dhejtor).
- Kuotizacioni depozitohet nga ju në Raiffeisen Bank në adresën “SH.B.A Tirana me numur llogarie 0000633173“ duke dhënë përshkrimin “Kuotizacioni për Emri Mbiemri tuaj”.
- Kuotizacioni mund të paguhet për ju edhe dorazi nëse komunikoni me Kryetarin e Shoqatës ose me Mbajtësin e Thesarit (kështu ju eliminoni pagesën e komisionit përkatës).
- Kryesia e mirëpret një pagesë mbi këtë kuotë mbasi e tepërta e kuotizacionit përdoret për nevoja të ndryshme të Shoqatës, ose kalohet në fondin e saj. Nëse paguani mbi 2.000 lekë do jepni përshkrimin “Kuotizacion dhe dhurim nga Emri Mbiemri tuaj.”