Kalendari tentativ 2024
Nr | Muaji | Veprimtaria që synohet | Qasja nga |
01 | Janar | DrugomiriAlia/Roshi | BogaValbona |
02 | Shkurt | Çardaku i Ducaj ose i BogësGryk e Hapt | Ducaj/BogaValbona |
03 | Mars | Maja e Qorres/ÇikësBridashe | LlogoraBoga |
04 | Prill | Maja ProzhmitTrebeshina | NikçKatundishta |
05 | Maj | Lek GjeçiMaja Hekurave
Takimi 25 Maj |
DucajDragobia
Tiranë |
06 | Qershor | Cokishta/BojiKacavarje Shtegu Dhenve | VuthajQ Thore |
07 | Korrik | Maja Kakisë/BoshitKorab (një nga majat e pa ngjitura mbi 2.500 m) | Theth-Fushë DënellRadomira |
08 | Gusht | Maja GavnitMaja e Madhe/Lugbati | DragobiaValbonë |
09 | Shtator | Curraj i EpërmKacavarje | LekbibajDo caktohet gjatë muajit |
10 | Tetor | KarafiliVeleçiku | LëpushaVrithi |
11 | Nëntor | Guri i TopitMali Papatit | Miraka-ElbasanBastar i Mesëm – Tirana |
12 | Dhjetor | Takimi Vjetor datë 8Kështjella e Bashtovës | TiranëPeqini |
Shënim 1: Veprimtaritë që shënohen me gërma në bold tregojnë veprimtarinë kryesore të muajit.
Shënim 2: Kalime të mundëshme për tu realizuar gjatë vitit në tre ose më shumë ditë janë:
- Llogara – Çikë – Pilur
- Bulqizë – Liqenet e Lurës
- Sylbicë – Lumi i Gashit – Begaj
Sqarime:
- Në kalendar nuk vendosen data ngaqë veprimtaritë organizohen në fundjavën (duke filluar nga e para e muajit) që premton mot të mirë, në bazë të parashikimeve 3 deri 5 ditore,
- Gjatë muajve Janar dhe Shkurt, por edhe në muajt e verës, Mali i Dajtit, Mali i Priskës, Mali me Gropa si dhe zonat malore që i përmban botimi “Climbing Guide book Tirana” për kacavarje shkëmbore do të jenë gjithnjë vende të mundëshme ku ne do të kryejmë veprimtari me synim stërvitor, kryesisht për të përvehtësuar teknika të kacavarjes në shkëmb (në një nga poligonet e kacavarjes), si dhe të kalimit të relievit të mbuluar me borë dhe/ose akull.
- Në kalendar nuk mund të parashikojmë veprimtaritë që do të organizojnë organizata të tjera sportive në të cilat anëtarë të shoqatës sonë do të mund të marrim pjesë, si ato të vendit tonë ashtu edhe të FBAK-ut (Kosovë), BMU (Balkan Mountaineering Union), etj.
- Në kalendar nuk mund të parashikojmë pjesëmarrje në veprimtaritë që pritet të organizojë FSHALTM.
- Në rastet kur realizohet veprimtaria kryesore e muajit (do jetë e shkruar në bold) dhe kemi edhe fundjavë tjetër me mot të mirë, në kalendar shënohet edhe një veprimtari e dytë.
- Në kalendar janë parashikuar dy takime për dy data të rëndësishme të Shoqatës: përkujtim festues në datën e ngjitjes së majës Everest (25 Maj 2012) nga gjashtë alpinistë shqiptarë si dhe datën e krijimit të shoqatës sonë (8 Dhjetor 2012). Këto dy veprimtari kanë karakter kryesisht shoqëror (“ejani të takohemi”). Në këto takime mund të caktojmë edhe takimin tematik të llojit “Mbledhje e Asamblesë”.
- Dy veprimtari kanë një datë të paracaktuar sipas një rregulli:
- Në muajin Tetor do u bëhet thirrje për garën malore “Unaza e Priskës”. Do të organizohet (nëse do vendoset që të organizohet) të djelën e parë pas datës 15 Tetor.
- Në muajin Korrik veprimtaria “Masivi i Jezerës” do të organizohet, për çdo vit, në fundjavën e tretë të muajit. Kujtojmë se ky mal është ngjitur për qëllime argëtuese nga të rinj Shkodranë në 25 korrik 1934.
Shtesë: sipas rekordeve në datën 21 korrik 1927 është ngjitur nën drejtimin e Avni Zajmit një grup të rinjësh të Shoqatës Gjurmusia Shqiptare nga Tirana në majën e Tomorit. Këtë ditë ushtoi thirrja “zig zag, zig zag, hej hej hej, alpinista jemi ne”. Le ta kujtojmë në veprimtaritë e muajit korrik ditën e lindjes së kësaj thirrjeje (“Dita e Zig-Zagut”).